
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rumani, pasi një qytetar i ka vënë flakën parlamentit. Ai ndezi zjarr në një paradhomë ku kalohet për te një sallë dedikuar për vizitorët. Kjo ka bërë që më pas të bëhet avakuimi i godinës.
In Romania, the President of the Chamber of Deputies, Daniel Suciu, reported that an unidentified person set fire to the Parliament building using gasoline. Suciu stated that legal actions will be taken in response.pic.twitter.com/x05vLyiYtT
— Volcaholic ???? (@volcaholic1) September 17, 2024
“Një burrë i moshës 60-65 vjeç i ka vënë flakën lokaleve, flakët kanë mbuluar 30 metra katrorë. Më shumë se 300 persona u evakuuan nga ndërtesa. Nuk pati viktima, megjithatë njëra nga shitëset pati një sulm paniku ”, shkruajnë mediat rumune. Zjarrfikëset kanë arritur menjëherë në vendngjarje, lokalizuan zjarrin dhe shuan flakët.
Por duket se ky akt ka frymëzuar dhe opozitën shqiptare. Edi Paloka ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook lajmin duke dhënë mesazhin se kjo gjë duhet të ndodhë dhe këtu.
Lini një Përgjigje