TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shtator 2024, 21:36

Kush e dekonspiroi aksionin kundër Çopjave? Gazetarja: Kanë vënë pasuri të frikshme nga aktivitetet  kriminale

Shkruar nga Pamfleti

Kush e dekonspiroi aksionin kundër Çopjave? Gazetarja: Kanë

Gazetarja Glidona Daci ka folur rreth dekonspirimit të operacionit për vëllezërit Çopja.

Ajo tha ndër të tjerat se vëllezërit Çopja janë shumë të fuqishëm ekonomikisht dhe pasuritë që ata kanë arrijnë shuma të frikshme.

Janë 3 vëllezër, një i dënuar nga Britania e madhe dhe po vuan dënimin në një nga burgjet e Shqipërisë. Franc Çopja është ekstraduar më herët nga Dubai në Belgjikë për vrasjen e Arjan Spahiut dhe për shkak të trafikut të drogës.

Hajdar Çopja dihej që ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Dubai, por mendohej se ishte një personazh që dyshohej se ishte në Shqipëri dhe prokuroria dyshon se dikush e ka shitur, që do kryhej një operacion për të goditur grupin e fundit në qytetin e Elbasanit që kishte mbetur pa u goditur.

Është ky grup që përfshihet në disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në 2019-2020. Është një grup shumë i fuqishëm që vetëm një lingotë ari vlen 15.4 milionë euro, nuk flas dot për pasuri të tjera, janë shuma shumë të frikshme. Ekonomikisht janë shumë të fuqishëm dhe po përplasej fuqishëm me grupin e “Tarzanit”. Përplasja mes tyre ka nisur për një sasi 50 kg kokainë të vjedhur në Britaninë e Madhe e ka pasur 13 të vrarë në Shqipëri e jashtë”, tha Daci në Euronews Albania.

Lini një Përgjigje