TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shtator 2024, 21:59

Dosja e SPAK për Berishën, gazetari Doçi: Familje mafioze që vendos tarifa, duhet ngritur akuza për grup kriminal

Shkruar nga Pamfleti

Dosja e SPAK për Berishën, gazetari Doçi: Familje mafioze

Gazetari Adriatik Doçi tha folur lidhur me dosjen 500 faqe të SPAK për Berishën dhe familjen e tij lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani.

Ai tha se kjo dosje e akt akuzës zbuloi qartazi se si funksiononte në pushtet një familje mafioze si ajo e Berishës, duke vendosur tarifa për shërbime të caktuara.

“Duke dalë jashtë kornizave të ftohtë juridike. Për herë të parë, kjo dosje vizaton familjen e parë mafioze në Shqipëri. Jam i çuditur pse nuk është ngritur akoma akuza e grupit të strukturuar kriminal. Për herë të parë dalin tarifat që jep familja në pushtet. Për herë të parë vendoset taksë dhëndri. Vajza e tij vendos një taksë 3% për të ngritur traun për të shkuar tek Sali Berisha.

Tek kjo dosje dalin tarifat që vendos familja për shërbime të caktuara. Kemi konceptin e rrethit të mbyllur. Edhe kompania që do ruante kantierin, ka si pronar vëllain e Erzen Breçanit, bashkëshortin e Shpresa Breçanit, mbesa e Sali Berishës. Kur këto kompani kishin probleme me banorët, vihej në dispozicion Erzen Breçani dhe policia e shtetit”, tha Doçi për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje