
Gazetarja Glidona Daci ka deklaruar se grupi kriminal i udhëhequr nga vëllezërit Çopja në Elbasan është i fuqishëm dhe i organizuar.
Ajo tha se ky grup do të ngrinte një dron aq të fuqishëm dhe inteligjent sa të transportonte 5 kg tritol për të hedhur në erë drejtorinë e Elbasanit dhe për të vrarë një eksponent krimi Erjon Alibeajn.
“Ata do ngrinin aq dron të fortë dhe inteligjent sa të transportonte 5 kg tritol për të hedhur në erë drejtorinë e Elbasanit për të vrarë Erjon Alibeajn. U ndërpre dhënia e këtij urdhri, se për policinë nuk është se po pyesnin shumë, por thjesht ideja që ishin edhe 3 çuna të rinj në qeli me Erjon Alibejn.
Imagjino ku arrijnë ata, 5 kg C4 me dron ja hidhnin drejtorisë së Elbasanit që të vrisnin Erjon Alibejn, deri në këtë pikë arrijnë ata”, tha Daci.
Prokuroria e Posaçme ka vënë në sitë 10 agjentë të Policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë qenë në terren për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj klanit kriminal ‘Çopja’ si dhe janë marrë në pyetje edhe 3 drejtues Policie që kanë pasur dijeni për operacionin.
Lini një Përgjigje