Gazetarja Lindita Çela, ka reaguar lidhur me deklaratën e Monika Kryemadhit, e cila akuzoi gazetaren se shkrimin e saj lidhur me dosjen CEZ-DIA, tashmë pjesë e hetimeve të SPAK, e kishte marrë nga Lulzim Basha. Sot, gazetarja i është përgjigjur publikisht deklaratave të Kryemadhit, duke i cilësuar ato si sulm ndaj integritetit të saj profesional dhe si përpjekje për të krijuar një perceptim publik mbi pafajësinë e ish-kryetares së LSI-së përballë akuzave për korrupsion.
Reagimi i gazetares Lindita Çela:
Unë Monika Kryemadhin nuk e kam ndjekur asnjëherë publikisht. As atëherë kur nëpër emisionet prime time fliste për standardin që e rrethonte të dielave me shampanjë dhe festat me tendat gjigante ku të ftuarit i gostiste me kadaif me pana dhe karkaleca deti, verë Deschants dhe puro kubaneze të llojit “Cohiba”; as kur flet për politikë, sepse sado fort të përpiqem me gjithë njohuritë e mia të kufizuara, zor se gjej një rast të saj si deputete e Parlamentit të vendit tim, si Kryetare Partie, të ketë marrë një nismë që së paku të mos i shërbente një pakice; por as dhe tani kur del si analiste, qoftë tek një reality show apo edhe të hallit të vet që ka me drejtësinë.
Kjo për arsyen e vetme se ajo pak kohë që më mbetet, nga puna me orare të gjata, dua ta kem me veten.
Ndaj as nuk do e kisha idenë për daljen e radhës së znj. Kryemadhi, nëse që në mëngjes nuk do të mbinte telefoni, ku ato pak miq që më rrethojnë, ishin të habitur nga deklaratat e saj në lidhje me emrin tim.
Nuk do i kushtoja rëndësi nëse të njëjtat deklarata nuk do ishin të përsëritura në daljet e saj televizive, ku herë si analiste, herë si e pandehur, e herë si viktimë, përfshin edhe emrin tim në përpjekjet për të krijuar një narrativë tjetër mbi akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me të dhe ish-bashkëshortin e saj.
“Historia e CEZ-DIA-s ka filluar nëpërmjet një shkrimi që është bërë nga Lindita Çela të cilin e ka marrë nga Lulzim Basha si shkrim”, tha për të disatën herë Kryemadhi mbrëmjen e së hënës në emisionin e Ylli Rakipit.
Edhe pse zonja Kryemadhi e ka marrë një herë përgjigjen në lidhje me këtë shkrim, atëherë kur aso kohe bashkëshorti i saj në cilësinë e kryetarit të Kuvendit deklaronte se “shkrimi është publikuar nga gazetarja e papërgjegjshme, duke përmirësuar edhe standardin e jetës së saj”, dhënë nga media ku unë punoja aso kohe (gjeni këtu linkun), 11 vjet më pas zonja i rikthehet çështjes sërish duke fyer integritetin tim profesional për të ndërtuar një narrativë mbi publikun se sa “e pafajshme” është për akuzat që kanë të bëjnë me korrupsionin.
Në këto 11 vite shumë gjëra kanë ndodhur znj. Kryemadhi! Më së shumti për ju, që tashmë jeni në anën tjetër të gardhit, ku më shumë se sa publikun duhet të bindni gjykatën për “pafajësinë tuaj”.
Sa më përket mua, unë vazhdoj të kem të njëjtin standard jetese.
Një shtëpi me pak metra katror të blerë me kredi pas më shumë se 20 viteve punë ku çdo qindarkë është e fituar me mund, por dhe e shpërblyer fort, pikërisht për hir të përgjegjshmërisë time profesionale.
Sot, unë, Lindita Çela drejtoj një ndër të paktat media në vend, krejtësisht të pavarura, që quhet “shteg.org”, ku edhe seancat gjyqësore të çështjes suaj në GJKKO pasqyrohen me profesionalizëm.
Me punën time, duke raportuar jo vetëm për korrupsionin, por edhe për lidhjet e krimit të organizuar në këtë politikën tonë që mban peng vendin prej 36 vitesh, kam fituar besimin e njerëzve që duan që media në Shqipëri të mos urdhërohet nga X politikan apo X kryetar.
Në punën time nuk jam urdhëruar kurrë znj. Kryemadhi, dhe ky është qëllimi pse u krijua “shteg.org” po ashtu.
Ka dhjetëra raporte ndërkombëtare se si politika ka uzurpuar median në vend, dhe kush është roli edhe i bashkëudhëtarëve tuaj, edhe këtë hall nuk i keni me mua.
Kjo është përgjigjja ime në lidhje me atë që ju deklaroni znj. Kryemadhi.
Kjo është e vërteta ime.
Sa për të vërtetat tuaja e di që kemi rrugë shumë të gjatë për të bërë, qoftë edhe për faktin e votave të reformës në drejtësi, ku procese si ato që Ju po përballeni, më së paku duan nja 10 vite që të kemi një vendim final.
E vërteta e CEZ -DIA! Quhem Klaudia, dhe punoj në një studio ligjore nderkombetare në Rome. Kemi përfaqësuar z.Kastriot Ismailaj përpara Gjykatës Europiane per të Drejtat e Njeriut ne Strasbourg, Aplikacioni no. 28873/22 "Ismailaj
Respekte Zonja Cela, por Mona Baxhella, se pari nuk meriton asnje lloj rrespekti dhe beni gabim qe i drejtoheni me Zonje dhe me ju, nje burgaxhije, qe se bashku me QELBESIREN Meta, kane bere me kete popull dhe i kane dhene kurajo edhe BERISHOVICIT, per ta shkaterruar kete vend. Zonje e nderuar, ne kete vend, si ju ka edhe te tjere, qe me ndershmeri e dinjitet bejne punen e tyre , sic edhe eshte normal dhe jetojne me ndershmeri ne kushte shume modeste. POR KUR SHIKON QE PLERA SI MONA, QE HAPTE SHALET PARA TEATRIT,nese ju kujtohet dhe donte te tregonte, qe nuk i rruhej fare, SILLEN SI ZONJA TE MEDHA{ nga pabukse e brekegrisura }, BEHEN OPINIONISTE dhe japin mend e gjykojne te tjeret ne menyre te paskrupull, por me kryesorja duan te manipulojne OPINIONIN PUBLIK, eshe komplet , pergjegjesia e SPAKUT, qe nuk e FUT BRENDA, per mos te pasur mundesi komunikimi. Sepse, Zonja CELA, normalisht, Cifti META, ne kushte normale, duhet te shiste qepe tek Stacioni i trenit, te ndiqte zanatit e se jemes.