TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Maj 2026, 15:50

Dy vite nga vrasja e Novruz Cenaliajt, efektivi shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Shkruar nga Pamfleti
Dy vite nga vrasja e Novruz Cenaliajt, efektivi shpallet “Dëshmor i
Efektivi i "Shqiponjave", Novruz Cenaliaj

Dy vite pas vrasjes së efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj, familjarë, kolegë dhe të afërm u mblodhën në Baltëz të Fierit për të përkujtuar policin e ndjerë, i cili humbi jetën në krye të detyrës.

Ceremonia përkujtimore u zhvillua pranë varrezave të fshatit, një ceremoni e heshtur, por me jehonën e dhimbjes së familjarëve, miqve dhe kolegëve të policit të vrarë.

Jashtë kamerave, babai i tij, Asllan Cenalia, kujtoi momentet e fundit dhe tha se i biri kishte ndërhyrë për shkak të shpejtësisë së lartë të automjetit, një situatë që sipas tij solli pasoja tragjike.

Familja ka marrë gjithashtu lajmin se Novruz Cenaliaj pritet të nderohet me titullin “Dëshmor i Atdheut”, i cili do t’i akordohet zyrtarisht në fundjavë.

Sipas procedurave që pritet të ndiqen në ditët në vijim, eshtrat e efektivit do të zhvendosen në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku ai do të prehet përfundimisht.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024 në qendër të fshatit Baltëz. Sipas hetimeve, Novruz Cenaliaj u konfliktua me Azgan Mernicën lidhur me shpejtësinë me të cilën ky i fundit po drejtonte automjetin. Pas debatit, Mernica e qëlloi me armë zjarri efektivin, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave” tronditi opinionin publik dhe u konsiderua një nga ngjarjet më të rënda ndaj Policisë së Shtetit në vitet e fundit.

novruz cenaliaj vrasje efektivi i "shqiponjave"

Lini një Përgjigje