Dëshmitari A.P dëshmoi në gjyqin ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, proces i ndarë që lidhet me atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ngjarje e ndodhur në nëntor 2019, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.
Dëshmitari është personi në tokën e të cilit autorët e dyshuar braktisën automjetin dhe armët pas atentatit. Sipas tij, makina u zbulua nga fëmijët e tij.
Gjatë dëshmisë në gjykatë, A.P deklaroi se pas ngjarjes ka jetuar nën presion dhe frikë të vazhdueshme.
“2 nga fëmijët kanë ikur nga Shqipëria, janë jashtë në kamp. Do marr gruan dhe fëmijën tjetër, do largohem edhe unë. Më kanë dhunuar edhe në polici, një ditë tjetër më goditën me levë pas koke. Në fshat më thonë spiun i SPAK-ut, më kanë ndjekur edhe makina të shtrenjta nga pas. Nuk kam siguri këtu, s’kam siguri se mund të ha ndonjë plumb.”, tha
Gjyqtari Paulin Cera e pyeti dëshmitarin mbi pretendimet e tij dhe njëkohësisht e ftoi që të depozitojë kallëzime pranë policisë dhe Prokurorisë së Posaçme.
Nga ana tjetër, prokurori i SPAK, Adnan Xholi, i komunikoi se do t’i vendoseshin menjëherë në dispozicion hetues të BKH-së për të trajtuar shqetësimet dhe pretendimet për kërcënime.
Megjithatë, dëshmitari u shpreh se kishte vendosur të largohej nga Shqipëria për shkak të mungesës së sigurisë.
Lini një Përgjigje