Kirurgu Nikolla Nunka, i arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje, ndodhet i shtruar në spitalin e Korçës për shkak të problemeve shëndetësore.
Sipas informacioneve, ai ka shfaqur shqetësime kardiake ndërsa ndodhej në komisariat dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore.
Pas ekzaminimeve dhe kryerjes së EKG-së, mjekët kanë konstatuar probleme me zemrën. Kardiologu ka vendosur që Nunka të mbahet nën kujdes të vazhdueshëm në spital.
Ndërkohë, pritet të vendoset nëse masa e sigurisë, e planifikuar për ditën e nesërme, do të zhvillohet në ambientet e spitalit.
Kallëzimi i së resë u regjistrua këtë të hënë, 11 maj. Sipas denoncimit, e reja ishte paraqitur në urgjencë për dhimbje barku dhe të vjella, dhe pas kontrolleve mjekësore ishte vendosur që të nënshtrohej një ndërhyrjeje për apandesit. Gjatë procedurës, mjeku dyshohet ta ketë ngacmuar seksualisht, duke e prekur në pjesë intime nën pretendimin se po kryente kontroll mjekësor.
21-vjeçarja ndodhet ende e shtruar në Spitalin e Korçës, ndërsa policia ka marrë dëshminë e saj dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj kirurgut.
Kirurgu rezulton i dënuar në vitin 2014 nga Gjykata e Korçës me 2.5 vite burg për “korrupsion pasiv” dhe iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit për 6 muaj.
Asgje ska manjaku, thjesht e kane skeme.