Grupet kriminale shqiptare kanë fituar ndikim të madh edhe jashtë vendit, veçanërisht në Belgjikë, ku ai deklaroi më herët se mafia shqiptare tashmë është bërë po aq e fuqishme sa mafia marokene, e cila për vite ka dominuar aktivitetet kriminale në vend.
Magjistrati i njohur belg, Michel Claise, ka ngritur alarmin për pastrimin e parave të krimit të organizuar në Shqipëri, duke deklaruar se mafia po investon në sektorin e hotelerisë dhe ndërtimit përgjatë bregdetit shqiptar.
Në një intervistë për 21 News, ish-gjyqtari, i njohur për angazhimin e tij në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave në Belgjikë, tha se bregdeti shqiptar ndodhet nën presion të fortë nga investimet e dyshuara kriminale.
“Në bregdetin e Adriatikut po pastrohet një sasi e madhe parash nga krimi. Njeriu bën gjithçka për t’u lejuar të ndërtojë diçka. Bregdeti i mrekullueshëm është nën presion”, është shprehur Claise.
Sipas tij, grupet kriminale shqiptare kanë fituar ndikim të madh edhe jashtë vendit, veçanërisht në Belgjikë, ku ai deklaroi më herët se mafia shqiptare tashmë është bërë po aq e fuqishme sa mafia marokene, e cila për vite ka dominuar aktivitetet kriminale në vend.
Michel Claise ka publikuar gjithashtu një libër mbi mafian shqiptare, bazuar në hetimet dhe eksperiencën e tij profesionale në çështjet e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
Gjatë intervistës, ai komentoi edhe projektin për krijimin e një zyre të prokurorit financiar në Belgjikë, duke e konsideruar një hap pozitiv në luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimit financiar. Megjithatë, Claise kritikoi mungesën e pavarësisë së plotë të strukturës së re, duke theksuar se modeli francez i prokurorisë financiare mbetet më efikas.
“Kur luftohet një fenomen si korrupsioni publik, sa më i pavarur të jetë institucioni, aq më e madhe është garancia se do të ndërmerren veprime”, deklaroi ai.
Parate e ndertimeve në shqipri ,jane te pastra qelibar si paret e Sudes.
Vari trapin ketij dhe ca si ky. Belgjika eshte djepi i mallit. Keta duan te gjejne fijen e kallamit tek ne.
Po! 2x2=4