TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2026, 21:04

Iu gjet drogë në çorape, i dënuari përjetë transferohet nga burgu i Peqinit në IEVP e Burrelit!

Shkruar nga Pamfleti
Iu gjet drogë në çorape, i dënuari përjetë
Foto ilustruese

Një i dënuar me burgim të përjetshëm është transferuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Peqin drejt atij në Burrel, paso gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur një sasi e dyshuar lënde narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, transferimi i të dënuarit me iniciale M.P. është kryer me urdhër të drejtorit të përgjithshëm, Adriatik Kupi, për arsye sigurie. Vendimi erdhi pas informacioneve paraprake të siguruara në rrugë operative nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (ShKBB).

Gjatë kontrollit të imtësishëm në momentin e pranimit në IEVP Burrel, autoritetet konstatuan në sendet personale të të dënuarit një qese të vogël të fshehur në një çorape. Sipas burimeve zyrtare, materiali dyshohet të jetë lëndë narkotike, megjithatë natyra e saktë e saj pritet të përcaktohet nga analizat laboratorike.

"Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se, bazuar në informacionet paraprake të marra në rrugë operative nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (ShKBB), me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Adriatik Kupi për arsye sigurie është kryer transferimi i të dënuarit me burgim të përjetshëm, me iniciale M.P., nga IEVP Peqin në IEVP Burrel.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në momentin e pranimit në IEVP Burrel, në materialet personale të të dënuarit është konstatuar, e fshehur në një çorape, një qese e vogël e dyshuar si lëndë narkotike.

Menjëherë janë njoftuar drejtuesit e institucionit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve si dhe Komisariati i Policisë Burrel, i cili ka marrë në dorëzim materialin për kryerjen e ekspertizës përkatëse.
Ngjarja po ndiqet sipas procedurave ligjore në fuqi. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në një luftë pa kompromis ndaj çdo paligjshmërie brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit."-thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve. 

burgjet

Lini një Përgjigje