Opozita dhe mbështetës të saj protestuan pasditen e së shtunës kundër Kryeministrit Edi Rama, ndërsa tubimi u mbyll pas rreth 3 orësh me një seri incidentesh dhe përdorimin e forcës nga ana e policisë.
Gazi lotsjellës dhe uji me presion ishin metodat e zgjedhura nga policia për të shpërndarë protestuesit, ndërsa në komisariatet e Tiranës u shoqëruan rreth 23 persona, 18 prej të cilëve janë arrestuar.
Mes personave që u ndaluan ishte edhe një i mitur, që u kap nga agjentët e policisë, pranë xhamisë së Namazgjasë, atje ku ishte futur për të larë fytyrën, pasi u godit nga gazi lotsjellës që u lëshua pa limit nga policia.
“Isha në xhami. Isha duke larë fytyrën nga gazi. Ndërsa po shikoja policët, më erdhën 5 civila. Më kanë kthyer duart, me futën prangat, me ulën poshtë xhamisë, më gjuajtën dhe më sollën këtu. Ndenja këtu 2-3 orë. i kam dhënë mbiemër dhe bënin ca letra. Nuk e di se çfarë po bënin! Më erdhën disa deputetë si quhen ata, dhe ata më nxorrën”, tregon i mituri, për të cilin pati një seri reagimesh në rrjetet sociale, teksa u publikuan pamjet kur po arrestohej.
Minoreni ishte në mesin e 23 personave të cilët, u shoqëruan në Komisariatin numër 1, pasi sipas policisë, u konstatuan se kanë gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit.
Mirë ta bene, cdo ne xhami ti brekemut, apo do të vetevritesh me bomba e ta na zhdukesh ne racen më të bukur në botë e të na sjellesh arabet të na shkerdhejne femrat, të na jevgjerojne racene e te na marrin trojet që nga Sazani e deri ne Dalmaci?