TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2026, 11:18

Pas Malit të Zi, protestë edhe në Maqedoninë e Veriut; bllokohen pikat kufitare

Shkruar nga Pamfleti
Pas Malit të Zi, protestë edhe në Maqedoninë e
Pika kufitare me Maqedoninë e Veriut

Për shkak të një proteste që pritet të zhvillohet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga një shoqatë e transportit të mallrave, do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se “duke filluar nga ora 00:01 e datës 26.01.2026, do të bllokohet hyrja e mjeteve transportuese të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga ora 12:00 e së njëjtës datë do të bllokohet edhe dalja nga territori i saj”.

Autoritetet thanë se nga ky bllokim do të përjashtohen mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë medikamente mjekësore ose bagëti, të cilat do të lejohen të qarkullojnë normalisht.

Po ashtu, lëvizja e automjeteve të udhëtarëve nuk do të preket dhe do të vijojë pa kufizime.

Autoritetet u bëjnë thirrje subjekteve të transportit dhe qytetarëve të informohen dhe të marrin masat e nevojshme për të shmangur vonesat dhe problematikat gjatë kësaj periudhe.

 

dogana maqedoni e veriut

Lini një Përgjigje