TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2026, 09:31

Protesta e opozitës, 18 të arrestuar nga policia; nën hetim deputetë dhe zyrtarë të PD-së

Shkruar nga Pamfleti

 

Protesta e opozitës, 18 të arrestuar nga policia; nën hetim
Pamje nga protesta e opozitës

Policia pretendon se si pasojë e molotovëve dhe sendeve të forta që janë hedhur nga protestuesit, janë lënduar 11 punonjës të policisë, ndërkohë që në komunikatat zyrtare nuk jepet një shifër se sa qytetarë u dëmtuan apo lënduan si pasojë e gazit lotsjellës që u hodh me shumicë qoftë te godina e Kryeministrisë ashtu edhe te Kuvendi i Shqipërisë...

Policia e Shtetit ka arrestuar 18 protestues, ndërsa ka vënë nën hetim deputetë dhe zyrtarë demokratë, lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës së organizuar pasditen e së shtunës dhe që zgjati rreth 3 orë.

Mes deputetëve që po hetohen nga policia e Ilir Prodës janë Luçiano Boçi, Klevis Balliu, Gazment Bardhi, që akuzohen për kundërshtim të punonjësve të policisë. Gjithashtu nën hetim është vendosur edhe Sekretari Organizativ i PD-së, Ervin Minarolli.

Sipas një njoftimi zyrtar nga policia, janë arrestuar 18 persona, proceduar penalisht 17 të tjerë, ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Ardian Lici, Anduel Lleshi, Alan Lika, Anastas Mema, Tomas Koja, Ergi Shkurta, Sali Saraci, Ervis Mirashi, Adrian Toli, Rei Hasko, Bledi Spaho, Eldison Huli, Alket Toska, Leonid Xhebexhiu, Besnik Bali, Elton Hoti, Roni Bizhoti dhe Hamza Cani.

Sipas njoftimit të policisë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ervin Minarolli me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe shtetasit Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Policia pretendon se si pasojë e molotovëve dhe sendeve të forta që janë hedhur nga protestuesit, janë lënduar 11 punonjës të policisë, ndërkohë që në komunikatat zyrtare nuk jepet një shifër se sa qytetarë u dëmtuan apo lënduan si pasojë e gazit lotsjellës që u hodh me shumicë qoftë te godina e Kryeministrisë ashtu edhe te Kuvendi i Shqipërisë.

Njoftimi i Policisë

Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 37 shtetas.

Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 17 dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Gjatë tubimit u dëmtuan 11 punonjës policie.

Më datë 24.01.2026, rreth orës 17:00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Gjatë zhvillimit të tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që ishin të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur drejt tyre lëndë djegëse (molotovë).

Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 37 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 19 vjeç, A. Ll., 26 vjeç, A. L., 24 vjeç, A. M., 30 vjeç, T. K., 25 vjeç, E. Sh., 24 vjeç, S. S., 21 vjeç, E. M., 30 vjeç, A. T., 50 vjeç, R. H., 24 vjeç, B. S., 48 vjeç, E. H., 22 vjeç, A. T., 47 vjeç, L. Xh., 26 vjeç, B. B., 48 vjeç, E. H., 40 vjeç, R. B., 40 vjeç dhe H. C., 20 vjeç;
-nisi procedimi penal për shtetasit:B. N, E. V, A. P, K. K., F. P, M. K, D. B, R. K, A. Z, R. T, dhe 3 të mitur; -u shpallën në kërkim shtetasit S. D dhe E. Ll.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe shtetasit L. B, K. B dhe G. B, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

11 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kënë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

protesta policia arrestime

Lini një Përgjigje