“Amani mos më qëlloni”. Janë këto fjalët e një të mituri 10-vjeçar, që u kap nga policia, gjatë protestës së djeshme të opozitës dhe u shoqërua në komisariat.
Policë civilë, që mundohen të fshihen pas kapuçëve, shoqërojnë të miturin drejt një makine policie, ndërsa 10-vjeçari pyetet për emrin.
“Romeo”, i përgjigjet i mituri, pyetjes ndërsa është i trembur.
Policia në një reagim tha se i mituri kishte kryer veprime të rrezikshme, duke qëlluar me gurë ndaj efektivëve.
Nga video e publikuar, i mituri shoqërohet nga një prej civilëve të shumtë të policisë, që zakonisht hidhen në veprim për të kapur element kriminalë. Ai kujdeset që të mbulojë pamjen, duke mbuluar kokën dhe gjysmën e fytyrës me një kapuç.
Lini një Përgjigje