
Deputetët e Partisë Demokratike së bashku me disa qytetarë kanë hyrë në ambientet e Komisariatit nr.1, ku dhe janë dërguar protestuesit e shoqëruar gjatë tubimit të sotëm.
Deputetët e PD-së, Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj mësohet se ndodhen brenda së bashku me familjarët e personave të ndaluar.

Ata kërkojnë lirin e të gjithë protestuesve të shoqëruar mbrëmjen e sotme, teksa ka pasur përplasje me policinë brenda ambienteve të komisariatit.
Partia Demokratike ka denoncuar dhunën policore gjatë protestës së opozitës, ku mbetën të plagosur disa qytetarë, mes të cilëve dhe fëmijë.
Lini një Përgjigje