TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2026, 20:23

Protesta e opozitës, policia hedh gaz lotsjellës të skaduar

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e opozitës, policia hedh gaz lotsjellës të skaduar
Bombula e gazit lotsjellës

Gjatë protestës së sotme policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës para Kryeministrisë dhe Kuvendit. Por me përfundimin e tubimit një detaj interesant është zbuluar nga bombulat e gazit lotsjellës.

Policia duket se ka përdorur gaz lotsjellës të skaduar kundër protestuesve në të shtunën. Një prej bombolave të hedhura, duket qartë se ka të shkruar datën e prodhimit në korrik të vitit 2019 dhe datë skadence në korrik 2023.

Kujtojmë se disa efektivë policie janë lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së Kryeministrisë në protestën e opozitës, ndërkohë që rreth 25 protestues janë arrestuar.

gazi lotsjellës

Lini një Përgjigje