TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2026, 20:10

Qetësohet situata para Kuvendit; protestuesit largohen, rifillon qarkullimi i automjeteve

Shkruar nga Pamfleti

Qetësohet situata para Kuvendit; protestuesit largohen, rifillon qarkullimi

Pas disa orësh protestë të tensionuar përpara godinës së Kuvendit, situata ka nisur të qetësohet dhe protestuesit janë shpërndarë gradualisht. 

Rruga përpara Parlamentit, e cila ishte bllokuar nga grumbullimi i qytetarëve dhe ndërhyrja e forcave të rendit me autobotë uji dhe gaz lotsjellës, është hapur për qarkullimin e automjeteve. 

Edhe pse protesta e opozitës u karakterizua nga tensione dhe përplasje, sidomos në momentet kur turma u zhvendos nga Kryeministria te Kuvendi, situata aktualisht është në kontroll dhe po kthehet në normalitet.

 

Lini një Përgjigje