
Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestës së opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku një qytetar është shkëputur nga turma dhe ka ndjekur me çadër në dorë një efektiv policie që ndodhej në vijën e parë të sigurisë. Pamjet tregojnë qytetarin teksa ndjek për disa metra policin, përpara se një tjetër efektiv të ndërhyjë për ta ndalur, duke tentuar ta neutralizojë me forcë.
Ky episod ndodhi në kulmin e tensioneve që u zhvendosën nga sheshi përpara Kryeministrisë drejt Parlamentit, pasi protestuesit hodhën molotovë dhe u përplasën me forcat e rendit.
Autobotët me ujë janë futur në perimetrin përpara Parlamentit, të shoqëruar nga njësi të shumta policore, me qëllim shpërndarjen e protestuesve dhe ruajtjen e kontrollit të situatës. Pamjet nga vendngjarja tregojnë për një atmosferë të tensionuar dhe të paqëndrueshme, me praninë e madhe të qytetarëve dhe reagimin e ashpër të forcave të rendit.
Lini një Përgjigje