
Pas përshkallëzimit të protestës së opozitës dhe sulmeve me molotov ndaj godinës së Kryeministrisë, Policia e Shtetit ka shpallur perimetrin përreth si “zonë krimi” dhe ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen. Tymi dhe shenjat e djegies janë ende të dukshme në hyrje të ndërtesës, ndërsa forcat e rendit kanë rrethuar të gjithë zonën për mbledhje provash dhe inspektim teknik.

Lini një Përgjigje