TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2026, 19:06

Gazi lotsjellës ndaj protestuesve, një person ndjehet keq; transportohet me ambulancë drejt spitalit

Shkruar nga Pamfleti
Gazi lotsjellës ndaj protestuesve, një person ndjehet keq;
Momenti kur merret nga ambulanca

Një person është ndjerë keq pas gazit lotsjellës që u hodh nga policia ndaj protestuesve të opozitës para Kryeministrisë. 

Menjëherë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka arritur ambulanca dhe e ka marrë.

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, situata para Kryeministrisë u tensionua, teksa një grup protestuesish hodhën bomba molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Policia ndërhyri menjëherë për t'i shpërndarë me gaz lotsjellës. 

 

protesta pd gaz lotsjelles

Lini një Përgjigje