TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2026, 15:23

Protesta e opozitës/ Nis vendosja e kordonit të sigurisë rreth Kryeministrisë, 1300 efektivë në terren

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e opozitës/ Nis vendosja e kordonit të sigurisë rreth
Foto ilustruese

Teksa duhen më pak se dy orë për nisjen e protestës së thirrur nga opozita para Kryeministrisë, ka nisur vendosja e kordonit të policisë parpara godinës.

Policia e Shtetit ka planifikuar të nxjerë rreth 1350 forca për të menaxhuar këtë protestën, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës.

Të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz si dhe do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Kujtojmë se ditën e sotme pritet të ketë trazira, pasi edhe Ambasada Amerikane në Tiranë u është drejtuar qytetarëve amerikanë që të shmangin protestën, dhe të jenë të kujdesshëm.

policia

1 Komente

  1. G
    G

    Ata sjane 1300 protestuesa.

    Lini një Përgjigje