TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2026, 12:48

Rikonstruktimi i burgut të Fushë-Krujës, 142 të burgosur transferohen në Durrës dhe Peqin; policia ‘blindon’ rrugët

Shkruar nga Pamfleti
Rikonstruktimi i burgut të Fushë-Krujës, 142 të burgosur
Rikonstruktimi i burgut të Fushë-Krujës

Ditën e sotme 142 të dënuar nga burgu i Fushë-Krujës janë transferuar në burgje të ndryshme në vend.

Mësohet se 85 të burgosur po transferohen për në IEVP Peqin dhe e 57 të burgosurve për në IEVP Durrës.

Po ashtu raportohet se janë marrë masat e plota për ruajtjen dhe shoqërimin e të burgosurve nga Forcat Operacionale nën drejtimin e Specialisteve përkatëse. Në operacion janë përfshirë 340 punonjës policie dhe mbi 48 automjete të forcat blu.

Autoritetet bëjnë me dije se ndër të transferuarit nuk ka persona me rrezikshmëri të lartë dhe shumica e tyre janë dënuar për krime të thjeshta apo banale. Transferimi bëhet si pjesë e rikonstruksionit të godinës.

"Në zbatim të Planit të Masave nr. 1261, datë 23.01.2026, dhe për shkak të rikonstruksionit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fushë-Krujë, ka nisur procesi i transferimit të të dënuarve drejt institucioneve të tjera të vuajtjes së dënimit.

Konkretisht, janë transferuar gjithsej 142 të burgosur, nga të cilët 85 për në IEVP Peqin dhe 57 për në IEVP Durrës. Për realizimin e këtij procesi janë marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen dhe shoqërimin e të burgosurve nga forcat operacionale, nën drejtimin e specialistëve përkatës. Gjithashtu, për lëvizjen janë njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, si dhe komisariatet përkatëse, në përputhje me itinerarin e përcaktuar.

Autokolona me 57 të burgosur ka mbërritur pa probleme në IEVP Durrës, ku nga ana e institucionit janë marrë masat e plota për pritjen, kontrollin dhe sistemimin e tyre, nën drejtimin e drejtuesve të institucionit.

Po ashtu, autokolona me 85 të burgosur ka mbërritur pa probleme në IEVP Peqin, ku janë zbatuar të gjitha procedurat standarde për pritjen, kontrollin dhe sistemimin e të burgosurve, nën drejtimin e drejtuesve të institucionit.

Procesi i transferimit është zhvilluar në mënyrë të qetë, të sigurt dhe në përputhje të plotë me aktet ligjore dhe rregulloret në fuqi.", thuhet në njoftim.

rikonstruktimi i burgut të fushë-krujës 150 të burgosur

Lini një Përgjigje