
Gjatë ditës së dielë, 25 janar 2026, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira të dendura, pas orëve të mëngjesit deri në orët e pasdites mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, në mbrëmje mot i vranët.
Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm në ekstremin verior dhe atë jugor të vendit.
Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet të ulët ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore reshje shiu me intensitet deri mesatar.
Në zonën e Alpeve, dhe në relievet malore në verilindje e juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje, me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 22 m/s.
Valëzimi në det parashikohet i forcës 4-6 ballë.
Temperaturat në të gjithë vendin do të pësojnë një rritje, qoftë në vlerat minimale ashtu edhe maksimale. Në qytetet kryesore vlerat e temperaturave do të jenë si më poshtë:


Lini një Përgjigje