Opozita zhvilloi pasditen e së shtunës një protestë kombëtare kundër Kryeministrit Edi Rama, ndërsa u regjistruan momente përplasjeje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve.
Policia përdori gaz lotsjellës me shumicë qoftë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ashtu edhe në rrugën Xhorxh Ë. Bush, pranë selisë së Kuvendit, atje ku zhvillohen seancat plenare, për të shpërndarë protestuesit. Ajo që u zbulua ishte se gazi i përdorur ishte i skaduar.
Analisti Lutfi Dervishi përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar këtë fakt.
“Për gazin lotsjellës të skaduar në 2023, kur e bleu qeveria në sasi industriale, duket se kishte bërë llogaritë se, do të qeveriste aq keq sa protestat priteshin më të shpeshta se reshjet e shiut.
Po të kishin blerë me të njëjtin entuziazëm edhe pajisje për zjarrfikëset, sot ndoshta do të kishim më pak zjarre dhe më pak tym...
Ndoshta nuk do të ishte nevoja për të blerë fare gaz lotsjellës!”, shkruan Dervishi.
Lini një Përgjigje