TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2026, 11:11

Protesta e kamionistëve në Malin e Zi, bllokohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e kamionistëve në Malin e Zi, bllokohet qarkullimi i mjeteve
Hani i Hotit

Një protestë 48-orëshe e kamionistëve në Malin e Zi bllokon qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Njoftimi ka ardhur nga autoritetet, sipas të cilave protesta në Malin e Zi nis nga ora 11:30 e së dilës dhe vijon për 48 orë.

Si pasojë, për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve ose incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga Shqipëria drejt Malit të Zi deri në përfundim të protestës.

Në akset që çojnë drejt vendkalimeve kufitare, do të lejohen vetëm automjetet e vogla, mjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.

Policia e Kufirit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të kamionëve dhe apelon për respektimin e kufizimeve gjatë periudhës së protestës, me qëllim shmangien e bllokimeve dhe incidenteve të mundshme.

Hani i Hotit/Njoftim

Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më datë 26.01.2026, duke nisur nga ora 11:30, për një periudhë 48-orëshe, Shoqata e Kamionistëve të Republikës së Malit të Zi do të zhvillojë një protestë.

Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, nga Shqipëria në Malin e Zi, deri në përfundim të protestës.

Në akset rrugore që të çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Malit të Zi, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.

Policia e Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë, për respektimin e periudhës së kufizimit të lëvizjes, me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve apo të incidenteve të mundshme.

mali i zi protesta shqiperia

Lini një Përgjigje