TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2025, 07:25

Ish-prokurori Karanxha: Emri më i avantazhuar për kreun e ri të SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Ish-prokurori Karanxha: Emri më i avantazhuar për kreun e ri
Prokurorët e SPAK

Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho janë 4 prokurorët e SPAK që kanë dorëzuar dje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) aplikimin për kandidatë për postin e kreut të ri rë SPAK, ndërsa sot ishte edhe afati i fundit i aplikimeve.

Lidhur me këtë, ish –prokurori Ervin Karanxha, tha se gara mes tyre është e vështirë.

‘Prokuroria Doloreza Musabelliu ka pasur çështje të rëndësishme në dorë, pra duhet që të njoh edhe problematikat e SPAK, edhe Elvin Goga është një prokuror i mirë. Dosjet me rëndësi kanë edhe ato presionet e veta. Do të jetë një garë e vështirë. SPAK do ta ketë atë vijueshmërinë se për çështjet që janë do të vijojnë’, tha ai.

Ndërkohë, për avokatin Edmond Petraj më të avantazhuar janë Adnand Xholi dhe Doloreza Musabelliu.

'Adnand Xholi, është më i avantazhuar, por edhe Doloreza i ka fituar betejat. Po ashtu edhe dy të tjerët janë figura të pakontestueshme dhe mendoj se gara do të jetë tek ata që dinë që të menaxhojë më mirë’, tha ai.

 

kreun e ri të spak

1 Komente

  1. E
    Engjell Hamitaj

    Brauo je shum i sakt Un jam per Dolorezen per dinjitetin e saj èsht trim Dua te citoj Kur je korekt me ligjin dhe Kushtetuten edhe njerezit do meritojn ate qe jan ne te vertet .Dhe te tre palet do ndergjegjesohen

    Lini një Përgjigje