
Pas ekzekutimit tronditës të gjyqtarit Astrit Kalaja, kreu i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia, ka bërë një deklaratë të pazakontë, duke vendosur gishtin mbi të gjithë sistemin: drejtësinë, avokatët, shtetin dhe shoqërinë në tërësi.
“Nuk dua të marr flamurin e atyre që kemi thënë më parë, por kjo ngjarje na kthen pas në një realitet që e kemi mohuar. Këtu nuk dëgjohen njerëzit,” tha Haxhia.
Ai foli në “Top Story” për një "terren makabër" që sipas tij është krijuar nga pakujdesia institucionale, arroganca profesionale dhe mungesa e reagimit. “Ky qytetar, ky baba, u vra nga të gjithë. Edhe ne avokatët kemi pjesën tonë të fajit,” deklaroi ai, duke goditur edhe profesionin që përfaqëson.
Maks Haxhia: Na bën të kthehemi në të kaluarën në atë që kemi kërkuar. Nuk dua të marr pozicionin e kritikuesit, ose të marr flamurin e atyre që kemi thënë më parë. Këtu në Shqipëri nuk dëgjohen njerëzit. Nëse merret me seriozitet dhe të nxirret një produkt që t’i shërbejë popullit do të ishte sot një situatë tjetër.
Përballemi me një terren makabër që ushqehen nga pakujdesia. Siç kam qenë gjithmonë, hapur, unë jam avokat dhe këtë profesion e kam të shenjtë, këtu jemi fajtorë të gjithë.
Këtë baba, këtë qytetar e vramë të gjithë. Edhe ne avokatët kemi pjesën tonë, avokatët duhet të jenë njerëzorë dhe realë, t’i thonë klientit që nuk bëhet kjo gjë, nëse i thuhet që po bëhet, atij i krijohet një fyerje. Ai ishte njeri që kur shkonte në shpi shkonte që të ishte i qetë.
Gjate shekujve morali popullor ka denuar shkaktarin, ate qe e shtyn dike te beje nje vrasje, kurse vrasesin e ka lehtesuar per aktin e tij. Edhe ne rastin e vrasjes se prokurorit Kalaja morali popullor nuk denon Zotin Shakbi, por prokurorin, i cili me vendimet e tij gjate 12 viteve e kishte mashtruar e vjedhur. Nje drejtesi qe nuk eshte ne perputhje me moralin e popullit le shume per te deshiruar, ajo eshte e korruptuar dhe populli e urren.