TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2025, 22:55

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Kramuço tregon se sa vite burg rrezikon autori

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Kramuço tregon se sa vite burg rrezikon autori

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka analizuar penalitetin me të cilin mund të përballet Elvis Shkambi, autori i dyshuar për ekzekutimin e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje që tronditi Tiranën dhe gjithë sistemin e drejtësisë. Ai akuzohet për 3 vepra penale.

Në “Top Story”, Karamuço tha se “armëmbajtja pa leje parashikon 5 vite burg”, ndërsa “vrasja e funksionarit publik dënohet nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm”. Ai shtoi gjithashtu se “vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë, dënohet nga 20 vite deri në burg përjetë”.

Duke marrë parasysh natyrën e rëndë të ngjarjes, pozitën e viktimës dhe rrethanat e atentatit, sipas ekspertit, masa ndëshkimore që mund t’i jepet të dyshuarit mund të jetë ndër më të rëndat që parashikon Kodi Penal.

1 Komente

  1. T
    Thana

    Nese nuk gjykohet e nuk denohet se pari krimi qe ka kryer gjate viteve prokurori Kalaja ndaj z. Alvis Shkambi, atehere nuk ka drejtesi ne Shqiperi po korrupsion. Prej juve z. Ervin Karamuço si ekspert i kriminalistikes pritet zbardhja e shkaqeve te kesaj vrasjeje.

    Lini një Përgjigje