TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2026, 22:57

“Idiotë”/ Ministri shqiptar në RMV reagon për mesazhin e Ferit Hoxhës: Kërko falje për ofendimet!

Shkruar nga Pamfleti

“Idiotë”/ Ministri shqiptar në RMV reagon për

Ministri shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut nga radhët e partisë BESA, Besar Durmishi ka reaguar pas publikimit të mesazhit të ministrit të jashtëm shqiptar, dhe komentit të bërë prej këtij të fundit për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në Fabook, Besar Durmishi shprehet se fjalori i përdorur nga ministri Hoxha është zhgënjyes dhe i papërshtatshëm, teksa shton se presin reagim dhe sqarim urgjente nga Tirana zyrtare. Ai shprehet se ministri Hoxha do duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra.

“Zhgënjyes dhe i papranueshëm fjalori i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha, i cili i quan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “idiotë”. Presim reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, ndërsa Ministri Hoxha duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra. Kjo lloj gjuhe shkel çdo kodeks etik e profesional dhe është skandaloze për një përfaqësues shteti”, shkruan ai.

Durmishi i kujton ministrit se ka obligim kushtetues të kujdeset për bashkëkombësit e vet që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë fqinj, por pjesë e pandashme e trungut kombëtar.

I kujtojmë z. Hoxha se e ka obligim kushtetues të kujdeset për bashkëkombasit e vet që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë fqinj nga projekti i dashur i Tiranës zyrtare Open Balkan, por pjesë e pandashme e trungut kombëtar. Në të njëjtën kohë, zhgënjen edhe heshtja e ambasadorit shqiptar në Shkup, z. Denion Meidani, i cili në vend se të reagojë ndaj fjalorit të tillë, ka zgjedhur ta bëjë zëdhënësin e disa partive politike në Maqedoninë e Veriut”, e mbyll ai reagimin

Lini një Përgjigje