
Në kushtet kur qeveria ‘Rama’ nuk ka marrë asnjë masë për të lehtësuar barrën e rritjes së çmimit të naftës për qytetarët, këta të fundit në shumë raste janë detyruar që të vërshojnë masivisht në Maqedoninë e Veriut për të blerë karburant me çmim më të lirë
Kjo pasojë e dështimit të qeverisë shqiptare, po përdoret për kredo politike dhe histori suksesi nga kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, i cili ka deklaruar se konsumi i naftës ka arritur rekordin e mbi 2 milionë litrave në ditë. Ai argumenton se kjo rritje ka ardhur për shkak të blerjeve nga qytetarët e e vendeve fqinje, për shkak se Maqedonia ka çmimin më të ulët në rajon.
“Arsyeja për këtë është se disa qytetarë nga vendet fqinje vijnë në Maqedoni për të furnizuar me karburant, veçanërisht në zonat kufitare. Presioni më i madh është në kufijtë veriorë, jugorë dhe perëndimorë, pasi çmimet e naftës dhe benzinës në vend janë më të ulëta krahasuar me disa nga vendet fqinje,” tha Mickoski.
Sipas të dhënave nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, konsumi ditor i naftës është rritur me mbi 40 për qind krahasuar periudhën para krizës, pikërisht për shkak të blerjeve masive nga shqiptarët dhe grekët, dy vende të cilat kanë çmim naftë shumë më të lartë se sa Maqedonia e Veriut.
“Çmimi i benzinës me 95 oktanë në vend varion midis 1.27 dhe 1.31 euro për litër, ndërsa në Greqi dhe Shqipëri ky çmim është mbi dy euro,” shtoi Mickoski.
Përllogaritjet nga zyra e statistikave në Maqedoninë e Veriut tregojnë se shqiptarët dhe grekët janë duke blerë mesatarisht 200-300 mijë litra karburant në ditë në Maqedoninë e Veriut. I pyetur nëse qeveria do të të ndërhyjë për ta kufizuar këtë fenomen, Mickoski tha se nuk ka arsye.
“Situata e furnizimit me naftë është mëse e qëndrueshme dhe nuk ka asnjë sinjal për mungesa të mundshme,” tha Mickovski.
Lini një Përgjigje