
Gazetari Artan Hoxha duke folur për sulmin ndaj postës elektronike të Kuvendit të Shqipërisë nga Irani, analizoi edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.
Hoxha tha se Rama është mësuar me justifikime, por këto janë çështje serioze që kërkojnë angazhime serioze. Ai theksoi se siguria në vendin tonë është në nivele amatore dhe se u mor vesh për sulmin vetëm kur reagoi SHBA-ja.
“Përgjigja që dha kryeministri ishte se nuk na bënë ndonjë dëm të madh. Por radhën e kaluar edhe grupin e gjakun në morë. Pra çfarë përgjigje dhe ti, kur ata të morën të gjithë informacionin e brendshëm se si funksionin, edhe mazhorancës edhe opozitës. Ne nuk mund të justifikohemi se nuk na dëmton shumë se kanë hapur email-in e Zegjinesë. Ajo është deputet duam apo jo ne. Ai nuk ka shkuar te Zegjineja, por në çdo komunikim. Nuk e zbuluam ne që kishin sulmuar. Nuk është se ne i paraprimë apo ra alerti dhe sistemi jonë super spektakolar që ka bërë kryeministri. Por AKSHI-n ne e dimë se në çfarë gjendje e kemi katandisur. Por edhe reagimi që bëri edhe SHBA, që tha se jemi në mbështetje të Shqipërisë, patjetër që ata na mbështesin se po të jetë në dorën tonë nuk na ngelet gjë”, tha ndër të tjera ai, në emisionin “Kjo Javë”.
Lini një Përgjigje