
Pas ngjarjes së rëndë, ku një vajzë tre vjeçare përfundoi në spital me këmbë të thyer, pasi u dhunua barbarisht nga edukatorja në kopshtin “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet, qytetarët janë mbledhur në protestës para ambienteve të institucionit privat.
Prindër të fëmijëve, kanë protestuar duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe duke u shprehur se duhet të merren masa të rrepta ndaj edukatoreve dhunuese, që të shërbejnë si shembull për mos përsëritje të rasteve.
“Për këdo fëmijë, është rast shokues. Fëmijën tim e çoj në kopsht shtetëror fëmijën tim, të ky kopsht ka pasur denoncime dhe më parë. Kopshtet duhet të monitorohen me kamera që shihet gjithçka çfarë ndodh. Duhet të bëhen kontrolle në kopshte dhe duhet të merren masa më të rrepta. Nuk dihet se çfarë do të bëja nëse diçka do t’u ndodhte fëmijëve të mi”, tha një nënë.
Ndërsa një tjetër u shpreh: “Po të isha në vendin e prindërve, do reagoja shumë keq. Është diçka që nuk tolerohet. Ka njerëz që i rrisin në vështirësi. Kam dëgjuar dhe më parë raste dhune në kopshte, u bëjnë shantazhe e presione psikologjike. Fëmijët e mi janë në kopsht shtetëror”.
Kujtojmë se, fillimisht Spitali i Traumës nuk ka bërë kallëzim për këtë ngjarje skandaloze, megjithëse ishte konstatuar këmba e thyer e vajzës. Po kështu, Oficeri i Policisë Gjyqësore, Ergys Brahimaj, nuk i ka marrë një denoncim prindërve në momentin kur e vogla ka shkuar me traumë në spital.
Babai i vajzës tregon se drejtoresha e kopshtit ka biseduar me OPGJ-në atë ditë duke i thënë se nuk kishte asnjë problem dhe ishte e afërmja e të miturës. Denoncimi është bërë të nesërmen nga e ëma e vajzës.
Ditën e sotme Ministria e Arsimit ka mbyllur kopshtin privat. Në njoftim thuhet gjithashtu se kopshti është në paligjshmëri dhe ushtronte aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat.
Lini një Përgjigje