TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Nëntor 2023, 16:07

Ish-këshilltari i Metës del nga SPAK pas 1 orë e 30 minutash: Dhashë dëshmi për disa rrethana, s’mund t’i bëj publike!

Shkruar nga Pamfleti

Ish-këshilltari i Metës del nga SPAK pas 1 orë e 30 minutash:

Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla ka dalë nga SPAK pas 1 ore e 30 minuta. Në një prononcim të shkurtër për mediat ai ka thënë se në SPAK ka dhënë dëshmi për disa rrethana, por nuk zbuloi më detaje të tjera për të ruajtur sekretin hetimor.

Dhashë dëshmi për disa rrethana. Nuk mund të bëj publike asgjë për shkak të sekretit hetimor”, tha ai pas daljes nga SPAK.

Thirrja e tij në SPAK mbetet ende e paqartë dhe nuk dihet se për çfarë rasti mund të jetë thirrur. Duke qenë se ka qenë këshilltar i Metës dhe për këtë të fundit flitet se ka disa çështje në SPAK, dyshohet se ai mund të ketë dëshmuar për një nga çështjet për të cilat po hetohet ish-presidenti.

spak ish këshilltari i metës

Lini një Përgjigje