Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar marrëveshjen mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit Edi Rama për refugjatët e paligjshëm.
Rama dhe Meloni vendosën që në Lezhë të ngrihet një kamp për refugjatët që policia kufitare italiane kap në brigjet e saj.
Teksa publikon një foto, Hoxha shkruan: “duke trajnuar çunat e rinj, të sapo ardhur nga Afrika”.
Më tej gazetari shprehet se ky vendim për ta mbushur Shqipërinë me emigrantë nga Afrika është mundësuar nën kujdesin e veçantë të ‘Padishaut’, duke iu referuar Ramës.
“Te kthesa e Gjadrit, duke trajnuar “çunat” e rinj, të sapo ardhur nga Afrika. Sigurisht, do i hedhin në veprim pasi të ketë dalë gjethi. Kush e mendonte se do të mbërrinim te kjo dite?! Gjithçka u mundësua nën kujdesin e veçantë të Padishaut…”-shkruan Hoxha në Facebook.
Italia pritet të ndërtojë në Shqipëri, brenda pranverës dy qendra për pritjen e emigrantëve që nga Lindja e Mesme dhe veriu i Afrikës synojnë thuajse çdo ditë brigjet jugore të saj.
Marrëveshja mes dy qeverive u firmos të hënën pasdite në Romë, në përfundim të një takimi mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit Edi Rama.
Qeveria italiane shpjegoi më pas se nuk bëhet fjalë për emigrantët që mbërrijnë në tokën e saj por për atë kategori që rrezikohet gjatë lundrimit në det dhe shpëtohet nga anijet e ushtrisë apo Guardia di Finanza-s italine që patrullojnë në Mesdhe, apo dhe nga mjetet lundrues të organizatave humanitare. Po ashtu nga kjo marrëveshje janë të përjashtuar minorenët, gratë shtatzëna dhe subjektet vulnerabël.
Kjo marrëveshje ka sjellë shumë reagime të ashpra në Shqipëri dhe Itali. Mediat italiane dhe një pjesë e opozitës e kanë “kryqëzuar” këtë marrëveshje.
Lini një Përgjigje