Aktori Gentian Zenelaj ka reaguar ashpër për marrëveshjen së Ramës me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni që Shëngjini të kthehet në një port refugjatësh.
Aktori thotë se Rama me këtë marrëveshje po bën një pabesi ndaj shqiptarëve.
‘Ta kthesh portin e Shëngjinit në port emigrantesh në një kohë kur ky port dhe vetë qyteti i Shëngjinit ka nevojë të hershme të kthehet në një port i mirëfilltë turistik është pabesi e turpshme. Një qytezë që është përpëlitur që nga viti 1991 me emigrimet masive, me shkatërrimet e 1997 dhe me lënien sistematikisht jashtë vëmendjes së pushtetit qendror.
3 orë të duhen të mbërrish nga Tirana në Shëngjin në kulmin e sezonit turistik. 3 orë për 60 km rrugë. A mendohet për ato qindra biznese që jetojnë me turizmin dhe shpresojnë të bëhet me mirë. Sigurisht që nuk do bëhet më mirë. Sepse vetë siguria e portit dhe prioritetet e tij do transformohen. Mjafton të shikosh pamjet nga porte të tilla në Itali dhe Greqi. Skandaloze.’, shkruan aktori.
Lini një Përgjigje