TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2025, 21:54

Hoxha: SPAK përgjoi dy anëtarë të Kushtetueses, nëse nuk reagohet të ikin nga detyra

Shkruar nga Pamfleti

Hoxha: SPAK përgjoi dy anëtarë të Kushtetueses, nëse

“Ky është fundi”. Kështu e ka cilësuar gazetari Artan Hoxha skandalin e përgjimit nga SPAK të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Hoxha tha se përgjimi është kryer pa vendim gjykate.

Gjatë diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’, Hoxha u shpreh se, nëse Gjykata Kushtetuese nuk reagon edhe në këtë rast, atëherë nuk kanë se çfarë bëjnë më aty.

Mu duk e pabesueshme sepse më duket e panevojshme të shkosh aty. Gjykata Kushtetuese shpërndan parlamentin, dhe ti shkon e fut në përgjim ambiental, drejtuesit kryesorë të Gjykatës dhe për çfarë i fut. E rëndësishme është edhe për çfarë i ke futur.

Praktikisht me atë që kemi parë, dhe reagimet e sotme pasdite, dhe reagimi i SPAK, në fakt jemi para një rasti ku për mua Gjykata Kushtetuese nëse nuk reagon në këtë rast, nuk e kuptoj për çfarë duhet të rrijë më në detyrë. Se nuk u ngel më dinjitet dhe integritet, sepse i kanë vënë në përgjim, pasi kanë deklaruar vendimin. Në datën 30 dhjetor 2024 ata kanë deklaruar se kanë votuar në mënyrë unanime, nuk ka as mendim pakice.

Gjatë zbardhjes së vendimit çuditërisht vihen nën hetim dhe hapet një procedim penal për gjyqtarët  e Kushtetueses, gjatë zbardhjes së vendimit, dhe thuhet se pse po vonojnë zbardhjen.

Unë nuk di ndonjë vendim nga momenti i bërjes së reformës e deri sot, që të jetë zbardhur në kohën duhur, asnjë vendim, kjo është problematika më e madhe që kanë qytetarët shqiptarë se kalojnë vite e vendimet nuk zbardhen.

Është vënë Olta Zaçaj, kryetarja e Gjykatës nën përgjim dhe Gent Ibrahimi. Ne e kemi parë atë si babain e reformës në ato tryezat me Soros e USAID, Gent Ibrahimi ishte aty.

Për mua, ai po korr sot, çfarë ka mbjellë.

Por të arrihet deri në këtë pikë, që të vihet në përgjim pa një vendim gjykate, nuk dihet të di se çfarë mund të ndodhë më tjetër, në këtë vend.

Gjykata Kushtetuese në këtë vend, ka anuluar marrëveshjen e detit mes dy vendeve dhe presioni ka qenë i marr nga të gjitha anët, e gjykata qëndroi deri në fund dhe ne nuk dëgjuam në atë kohë që as i vuri nën presion qeveria Berisha, Erdogani apo Karamalisi nga Greqia, por ajo gjykatë dha një vendim që është në fuqi edhe sot.

Deri tani rreziku në Shqipëri ka qenë se, gjykatat intimidoheshin nga krimi i organizuar. Jo qenkan intimiduar nga krahu tjetër.

Përgjimin e ka bërë dhe hetimin po e bën një institucion që është palë në proces”, tha Hoxha.

 

Lini një Përgjigje