TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2025, 21:44

Përgjimi i Gent Ibrahimit, Gjokutaj: SPAK ka shkelur ligjin, prokurori të mbajë përgjegjësi

Shkruar nga Pamfleti

Përgjimi i Gent Ibrahimit, Gjokutaj: SPAK ka shkelur ligjin, prokurori

Avokati Genc Gjokutaj e ka quajtur një skenar të denjë për diktaturat përgjimin e Gjykatës Kushtetuese nga ana e SPAK.

Gjokutaj u shpreh se kjo është një luftë midis dy institucioneve që kanë një bashk-dirigjim nga Edi Rama.

Këtu nuk flitet për procedurë penale por flitet për një përplasje antiligjore dhe ajo që cenon sigurinë juridike të gjyqtarëve prokurorëve është fakti që SPAK e mohon një fakt të tillë, vënien në përgjim të gjyqtarëve. Ky është një skenar i denjë për diktaturat kur sigurimi i shtetit vinte në përgjim këdo.

Ky SPAK me këtë Gjykatën Kushtetuese e ka pasur ‘muaj mjalti’. Me çështjen ‘Berisha’, refuzimin e bërë nga GjK për 1/5 e deputetëve, pra kjo është një luftë midis dy institucioneve që kanë një bashk-dirigjim nga Edi Rama.

SPAK një vegël në dorë të mazhorancës për të goditur opozitën dhe Kushtetuesja e mbledhur mbi principe politike dhe e betuar te Lana.

Ky është një alarm i madh i cili nuk mund të zgjidhet me këtë substancë që ka SPAK por edhe Gjykata Kushtetuese.

Që nga ky moment prokurori që e ka bërë këtë punë është ligjërish përgjigjes. Është një akt shpërdorimi”, tha ai në “Syri Tv”.

 

Lini një Përgjigje