
Një grua, e cila punon si punonjëse pastrimi në një kompani private, ka hipur majë një shtylle në ish-uzinën e Kuçovës, dhe kërcënon me vetëvrasje.
Nga raportimet mësohet se gruaja pretendon se ka dy muaj pa marrë pagën. Pamjet janë publikuar nga ish-deputeti Lefter Maliqi.
Gruaja është punonjëse e kompanisë ‘Viola Green’, e kallëzuar në SPAK, bashkë me kryebashkiakun Kreshnik Hajdari.
“E rëndë! Po ndodh tani ne Kuçovë! Punonjësja e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet, t’i jap fund jetës, pasi kanë dy muaj pa marr pagat, raste të përsëritura dhe Kryetari i Bashkisë, i paafti, i dënuari, abuzuesi nën hetim nga “SPAK”, Hajdari i cili i ka dhënë mbi 1 Miliardë e 700 Milion “Tender Korruptivë kompanisë “Viola Green” dhe sot i kanë pushuar nga puna sepse kërkojnë pagat dhe të drejtat e tyre. “
SPAK” ende hesht, pasi për “Viola Green” dhe Hajdarin ka kallëzim në “SPAK”. Turp, skandal, Kuçova si mesjetë me qenë e plehra, si gërmadhë po sakrifikon dhe jetën e punonjësve të vet. Ndëshkim ligjor për këta të korruptuar”, shkruan Maliqi.
Lini një Përgjigje