Moti i keq me reshje shiu, ditëve të fundit dëmtuan rrugën që lidh fshatin Zhulat në Gjirokastër, duke ndërprerë plotësisht lëvizjen e mjeteve.
Ujërat e shumta dhe rrëshqitja e dherave shembën një pjesë të trasesë. Në rrugë përfunduan masive shkëmbore dhe materiale inerte, të cilat bllokuan kalimin. Banorët e zonës mbetën pa akses rrugor për disa ditë.
Për zhbllokimin e segmentit ndërhynë Forcat e Xhenjos. Ato kryen një shpërthim të kontrolluar me eksploziv në pjesën e dëmtuar, me qëllim largimin e masivit shkëmbor dhe zgjerimin e trupit të rrugës. Strukturat zbatuan masa sigurie gjatë operacionit.
Autoritetet njoftuan se puna në terren do të vazhdojë deri në stabilizimin e plotë të segmentit dhe rikthimin e qarkullimit për banorët e Zhulatit.
Lini një Përgjigje