TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2026, 12:27

Monika Kryemadhi shkon në SPAK, batuta me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, do flasim

Shkruar nga Pamfleti
Monika Kryemadhi shkon në SPAK, batuta me gazetarët: Sa të mbaroj
Monika Kryemadhi shkon në SPAK

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK.

Kryemadhi nuk i ka kursyer ironitë dhe humorin me gazetarët teksa u pyet “si e pe sherrin e fundit”.

“E tmerrshme është, por sa të mbaroj gjyqin, kthehemi e diskutojmë në konferencë shtypi”, ka thënë me batuta Kryemadhi.

Më 28 korrik 2025, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale kundër ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Meta i cili prej më shumë se një viti ndodhet në burg akuzohet për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.

monika kryemadhi spak batuta me gazetaret

Lini një Përgjigje