
Ish-deputeti i PS-së Arben Çuko ka qenë sot në SPAK. Ish-deputeti mësohet se ka dëshmuar për 21 janarin.
Ai ka deklaruar se është pyetur si protestues, ndërsa theksoi se në atë protestë u vranë 4 persona dhe nuk mund të lihet pa u zbardhur si ngjarje.
“U pyeta si protestues, janë vrarë 4 veta, s’mund të lihet pa u zbardhur”, tha ai pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Kujtojmë që Arben Çuko ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë, Komandant i Gardës së Republikës dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Sigurinë.
Nga deputet i PS, Çuko mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik 2017 dhe u largua nga kjo detyrë pas gati 1 viti, teksa u arrestua për korrupsion pasiv, në kohën kur mbante detyrën e Drejtorit të Burgjeve.
Lini një Përgjigje