TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2024, 10:14

PL letër kryepolicit Proda: Duam informacion për arrestimin e Ilir Metës deri më 7 nëntor, ndryshe depozitojmë kallëzim penal!

Shkruar nga Pamfleti

PL letër kryepolicit Proda: Duam informacion për arrestimin e Ilir

Prodës i është lënë afat për përgjigje deri më datë 7 nëntor dhe më pas do të depozitohet kallëzim penal.

Deputetët e PL dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj force Tedi Blushi i kanë dërguar një kërkesë Policisë së Shtetit.

Konkretisht shkresa i është drejtuar kreut të policisë së shtetit Ilir Proda, me anë të së cilës kërkohet informacion për arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta.

Prodës i është lënë afat për përgjigje deri më datë 7 nëntor dhe më pas do të depozitohet kallëzim penal.

Kujtojmë që me 23 tetor, Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Ilir Metën. 

SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji në favor të një biznesmeni.

Lini një Përgjigje