TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2024, 10:25

“Vrasës!/ Spanjollët godasin me baltë mbretin, ironizon gazetari: Turp askush nuk u arrestua

Shkruar nga Pamfleti

“Vrasës!/ Spanjollët godasin me baltë mbretin, ironizon

Pamjet e qytetarëve të revoltuar spanjollë që sulmuam me baltë dhe sende të forta mbretin e tyre Felipe kanë bërë xhiron e botës.

Ata reaguan me zemërim për shkak se akuzojnë shtetin për dështim në mbrojtjen e tyre nga përmbytjet.

Megjithatë, policia nuk arrestoi asnjë protestues.

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar me këtë lajm teksa ndryshe ndodh në protestat që mbahen këtu në Shqipëri.

“Turp i madh për policinë spanjolle që nuk ka arrestuar asnjë prej protestuesve që qëlluan me gurë Kryeministrin dhe me baltë Mbretin,” shkruan gazetari.

 "Mbretërorët" e Spanjës u pritën me ofendime dhe sulme nga banorët e qytetit të Valencias.

Teksa Mbreti i Spanjës, Felipe dhe bashkëshortja e tij, Letizia kishin shkuar për të vizituar zonën pas përmbytjeve që i morën jetën më shumë se 200 personave, vendasit nuk i pritën aspak mirë. Ndërsa bërtisnin "vrasës", qytetarët hodhën baltë mbi çiftin mbretëror, duke i cilësuar si fajtor për humbjen e 217 jetëve, bilanc që pritet që të shtohet me kalimin e orëve. 

Në një moment, turma ishte aq afër sa mundën edhe të bisedonin me mbretin, por ky i fundit u tha: Nëse doni nuk vij më dhe qëndroj në Madrid. 

Por as kjo ofertë nuk pati asnjë ndikim. 

Jose Ribelles, një punonjës supermarketi 23-vjeçar, jeta e të cilit u shkatërrua nga përmbytjet, i tha Times: Çfarë prisnin ata? Që ne t'i themi ndonjë fjalë të ëmbël? Shteti spanjoll nuk bëri aq sa duhet që të na mbronte.  Ata donin të na vrisnin. Gjëja e parë që duhet të bëni është të paralajmëroni njerëzit kur një digë është gati të mbingarkohet dhe të çahet. Nuk mund t'i paralajmërosh njerëzit kur ata tashmë janë duke u mbytur.

 

Lini një Përgjigje