TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Gusht 2023, 13:38

'Hape derën, hape derën tani!'/ Publikohet videoja si pronari nga Kosova mbante peng 6 të rinjtë italianë në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

'Hape derën, hape derën tani!'/ Publikohet videoja si

Policia e Shtetit  ka arrestuar pronarin e një apartamenti në Sarandë, pasi ai ka marrë peng për ndëshkim gjashtë të rinj italianë që ai pretendonte se ia kishin shkatërruar gjatë kohës së qëndrimit aty me qera.

I arrestuari Jashar Azemi, 59 vjeç, jeton në Prishtinë.

Në videon e publikuara nga Policia, dëgjohet debati midis tyre.

Komisariati i Policisë së Sarandës tha se pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, një shtetas iu kishte hequr lirinë, në mënyrë të kundërligjshme, disa personave në një apartament, u organizua dhe policët kanë mbërritur në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të menjëhershme është vënë në pranga shtetasi J. A., 59 vjeç, banues në Prishtinë si dhe është bërë lirimi i shtetasve, nga apartamenti.

59-vjeçari për rreth 1 orë, sipas Policisë, iu ka hequr lirinë 6 shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament.

Dosja e 59-vjeçarit i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

sarandë pronari nga kosova peng 6 të rinjtë italianë

Lini një Përgjigje