TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Gusht 2023, 13:03

Mbajti peng 6 turistë italianë në Sarandë, arrestohet nga 59-vjeçari nga Kosova; zbardhen detajet e sherrit

Shkruar nga Pamfleti

Mbajti peng 6 turistë italianë në Sarandë, arrestohet nga

Një 59-vjeçar është vënë në pranga pasi mori peng për një orë 6 turistë italianë pasi i dëmtuan orenditë e shtëpisë në Sarandë.

Gjashtë turistët italianë janë mbajtur peng për 1 orë brenda një apartamenti në Sarandë nga pronari i banesës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1, teksa pronari i apartamentit, 59-vjeçari J.A. nga Prishtina, nuk lejonte 6 italianët të dilnin nga banesa që iu kishte dhënë me qira.

Pronari pretendonte se italianët i kishin dëmtuar disa pajisje në banesë, dhe për këtë arsye i mbajti peng për rreth 1 orë.

Policia, që u njoftua për ngjarjen, shkoi në vendngjarje dhe arrestoi 59-vjeçarin, ndërsa liroi edhe 6 turistët italianë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. 

sarandë policia 6 turistë italianë mbahen peng

Lini një Përgjigje