TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Gusht 2023, 11:14

Publikohet fotoja/ Alma Kaçi në një takim në zyrtar me kryebashkian e Tropojës, Rexh Byberi

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet fotoja/  Alma Kaçi në një takim në zyrtar me

Video-skandali që “fundosi” karrierën politike të Safet Gjicit dhe e futi në burg, vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes së opinionit publik.

Pavarësisht deklaratave të dhëna nga Safet Gjici para gjykatës, por edhe nga vetë Alma Kaçi, sërish ka disa mistere që lidhen me videon, se përse u filmua skena erotike, dhe kush qendron pas saj.

Të shumtë janë zërat nën dhe mbi tryezat mediatike dhe ato politike se goditja Gjicit mund t’i ketë ardhur nga ata që s’e duan, apo edhe nga vetë miqtë e tij.

JOQ ka publikuar një foto ku duket Alma Kaçi dhe një tjetër kryebashkiak socialist, ai i Tropojës, Rexh Byberi.

Publikohet fotoja/  Alma Kaçi në një takim në zyrtar me

Sipas JOQ nuk dihet ende arsyeja e takimit të tyre edhe pse duket, si një takim zyrtar në zyrën e kryebashkiakut të Tropojës.

Nga foto duket një takim serioz dhe duket se kryebashkiaku i Tropojës, ndryshe nga Gjici lejon që në zyrën e tij të mbahen çantat.

Alma K. siç duket në foto mban një veshje serioze, nuk dihet nëse kjo e fundit i ka paraqitur kryebashkiakut Beberi të njëjtin planprojekt për të marrë tenderi e kujdesit ndaj qenve endacakë. Në takim ndodhen edhe një tjetër person të cilit ende nuk është mësuar identiteti.

alma kaçi rexhë byberi

Lini një Përgjigje