TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Gusht 2023, 18:35

Qetësohen ujërat, Mistotakis falenderon Shqipërinë për ndihmën në shuarjen e zjarreve

Shkruar nga Pamfleti
Qetësohen ujërat, Mistotakis falenderon Shqipërinë për
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis

Dërgimi i forcave zjarrëfikëse në Greqi për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve ka qetësuar ujërat mes Athinës dhe Shqipërisë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka falenderuar Shqipërinë për trupat dhe mjetet zjarrfikëse që dërgoi për të asistuar me zjarret në vend.

“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri.”, shkruan kryeministri grek.

Kujtojmë se paraditën e sotme dy automjete zjarrfikëse dhe 9 punonjës të shërbimit të zjarrfikëses u nisën nga Maliqi dhe Korça me destinacion Aleksandropolinë. Por, pasi qëndruan për disa orë në hyrje të qytetit të Bilishtit, u kthyen mbrapsht. Sipas deklaratave, shkak ishte se u plotësuan nevojat nga vendet e tjera, ku sipërfaqe të mëdha me pyje por edhe banesa, përfshirë një zonë të mbrojtur në të cilën ndodhej një manastir, janë përfshirë nga zjarret masive ditën e djeshme.

Disa orë më vonë mesa duket Geqia u pendua dhe kërkoi ndihmë nga Shqipëria. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se tashmë drejt vendit fqinj do të shkojnë 9 mjete zjarrfikëse dhe 48 zjarrfikës.

Sipas raportimeve, mësohet se ka qenë ministri i Mbrojtjes Vassilis Kikilias që ka kërkuar ndihmën nëpërmjet ambasadores shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga për të shmangur mekanizmin e Bashkimit Europian për shkak të burokracive. Ajo i ka telefonuar ministrit Niko Peleshi për të dakorduar në mënyrë dypalëshe nisjen e gjashtë makinave zjarrfikëse, forcave zjarrfikëse dhe personel mbështetës.

Pritet që mjetet të kalojnë para mesnatës në pikën kufitare të Kapshticës dhe do të dislokohen në zonën e Aleksandrupolit për të marrë pjesë në operacionet e fikjes së zjarreve në këtë zonë.

 

mitsotakis shqiperi zjarre falenderim

Lini një Përgjigje