TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2023, 16:11

“Godet” i nxehti afrikan, java e ardhshme sjell temperatura mbi 38 gradë

Shkruar nga Pamfleti

“Godet” i nxehti afrikan, java e ardhshme sjell temperatura mbi 38

Temperaturat e larta do vazhdojnë të rriten, duke ja lënë vendin masave ajrore të qëndrueshme, veçanërisht në bregdet, koha do të jetë e kthjellët ku një lajm i mirë ky për pushuesit.

Me fillimin e javës së ardhshme moti i freskët do ia lërë vendin të nxehtit afrikan. Sinoptikanët parashikojnë temperatura mbi 38 gradë Celsius, duke kapërcyer vlerat normale me 6 gradë me shumë.

Sipas sinoptikanit Hakil Osman, kjo situatë do të vijë si pasojë e masave ajrore me origjinë nga Afrika që po prek pellgun e Mesdheut duke bërë që edhe vendi ynë të ndikohet. Pritet që kjo valë e të nxehtit të sjellë temperatura edhe mbi 38 gradë. Qytetet që do të regjistrojnë edhe temperaturat më të larta janë Gjirokastra, Berati dhe Elbasani.

Këto masa ajrore të nxehta që do të mbërrijnë në gjithë pellgun e Mesdheut, do të largojnë shiun dhe vranësirat të cilat kanë qenë prezente në territor gjatë këtyre javëve të fundit.

temperatura moti

Lini një Përgjigje