
Ministri i Brendshëm Bledar Çuçi dhe kreu i policisë, Muhamet Rumbullaku vetëm sot janë kujtuar të marrin masa sa i takon krimeve që po tronditin vendin.
Në Shkodër u vranë babë e bir. Në Larushk u bë një atentat ku pati 1 viktimë dhe dy fëmijë të plagosur. Ndërkohë të enjten në Krujë pati dhunë shtazarake ndaj dy qytetarëve të pafajshëm nga fisi i deputetit Rrahman Rraja.
Pas gjithë këtyre ngjarjeve, që në orët e para të mëngjesit, ministri Çuçi i shkoi në zyrën e kreut të policisë Rrumbullaku. Takimi zgjati 5 orë dhe vetëm tani përfundoi. Ndërkohë nuk dihet nëse dy krerët e rendit kanë marrë masa që të gjejnë se ku janë djali i deputetit dhe vëllezërit e tij, pasi policia vetëm ata nuk arriti të gjente dot për dhunën shtazarake ndaj fisit Maja.
Lini një Përgjigje