TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2023, 12:45

Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, Berisha publikon videon e shpërthimeve: Gurorja e klanit mafioz Rraja po dëmton banesat përreth

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, Berisha publikon videon e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë pamjet e shpërthimeve që bëhen në guroren në pronësi të vëllait të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, Përparim Rraja.

Në video të shpërndarë nga Berisha në rrjetin e tij social “Facebook”, dëgjohet shpërthimi i fuqishëm, ndërsa thërrmohet një pjesë e kodrës ku është vendosur lënda plasëse.

Ish kryeministri shkruan se shpërthimet e bëra nga klani mafioz Rraja ishin shkaku i dëmtimit të banesave të familjes Maja.

Këto janë shpërthimet në guroren e klanit mafioz Rraja, që dëmtuan banesën e familjes Maja!”, shkruan Berisha.

Pikërisht këto shpërthime u bënë shkak për dhunën barbare që familjarët e deputetit të PS-së, ushtruan ndaj dy kushërinjve të fisit Maja, Bilbili dhe Jashari.

Kjo pasi fisi Maja kishte denoncuar në polici se këto shpërthime po i dëmtonin banesat dhe fisi Rraja iu kundërpërgjigj duke dhunuar 2 prej tyre me shkopa bejsbolli, grushte e shkelma.

berisha gurorja

Lini një Përgjigje